Qeveria spanjolle zyrtarisht kundër Superligës, por ka ende shpresa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2021 | 14:42

Qeveria spanjolle zyrtarisht kundër Superligës, por ka ende shpresa

Qeveria e Spanjës ka dalë zyrtarisht kundër dy skuadrave të saj Real Madrid dhe Barcelona për krijimin e Superligës.

perez

Avokati i shtetit ka dërguar një letër në gjykatën e Bashkimit Europian ku mbështet UEFA-n në procesin gjyqësore ndaj klubeve që duan të fillojnë sërish projektin e Superligës.

Barcelona, Real Madrid dhe Juventusi dyshon si nxitëset e projektit të cilët ndërtuan gjithçka deri në momentin që u mor vesh.

Këto 3 klube ende nuk kanë hequr dorë dhe kanë vendosur të presin momentin e duhur për ta vënë sërish në jetë, por tashmë krah UEFA-s janë rreshtuar shumë shtete e federata të mëdha të futbollit duke ulur ndjeshëm efektshmërinë e këtyre tre skuadrave.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"