Qeveria shqiptare mban peng startin e Ligës Unike, Llazani: Situatë e pakuptimtë, po na shpërfillin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2020 | 19:10

Qeveria shqiptare mban peng startin e Ligës Unike, Llazani: Situatë e pakuptimtë, po na shpërfillin

Shqipëria dhe Kosova siç dihet më 10 shta tor firmosën një marrëveshje historike, duke i dhënë jetë zyrtarisht krijimit të një kampionati të përbashkët basketbolli që mori emrin Liga Unike. Në atë ceremoni i pranishëm ishte edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili e quajti ligën: kurorëzim të një ëndrre shumëvjeçare. Mirëpo ky kompeticion, ashtu sikurse të gjitha aktivitetet e tjera në salla të mbyllura në vendin tonë vazhdojnë të jenë pezull, për shkak se qeveria ende nuk e ka dhënë miratimin për hapjen e pallateve të sportit.

119131927_2685822058356262_4645596775253214077_n

Nëse fillimisht ishte parashikuar fundit i tetorit për të ngritur siparin e Ligës Unike, por duket e pamundur. E gjithë kjo situatë e fut sportin e koshit në një kaos të vërtetë, duke nisur që nga mbarëvajtja e kampionateve kombëtare, tek Liga Unike, ashtu edhe për ndeshjet ndërkombëtare që përfaqësueset kuqezi të meshkujve dhe të femrave kanë gjatë muajit nëntor.

KOSOVA – Ashtu sikurse FSHB, tashmë edhe Federata e Basketbollit të Kosovës është me sytë nga qeveria shqiptare, duke shpresuar që leja të vijë sa më parë, për të zhbllokuar kështu edhe shortin e Ligës Unike. Këtë e konfirmon vetë Elvira Dushku, sekretare e përgjithshme e FBK-së. Në një prononcim për mediat kosovare ajo tha: “Nëse nuk lejohen aktivitetet e basketbollit në Shqipëri sipas kalendarit të parashikuar, atëherë do ta shtyjmë fillimin e Ligës Unike për një kohë të caktuar. Mund të shtyhet për një javë pasi po shpresojmë që në Shqipëri të jepet leja sa më shpejt për hapjen e palestrave të basketbollit.

Ideja ka qenë që Liga Unike të niste menjëherë pas Superligës së Kosovës, që do të startojë më 28 tetor. Pra, shorti është pezull për shkak se ende nuk po hapen palestrat në Shqipëri. Në momentin që do të merret vendimi, atëherë gjithçka do të përfundojë shumë lehtë për shkak se shorti është diçka që përfundon shumë shpejt”, deklaroi Dushku për “Koha.net”. Siç dihet Kosova tashmë është rikthyer në parket, pasi e ka dhënë lejen për zhvillimin e aktiviteteve sportive në ambiente të mbyllura.

Basketboll5 kosova

FSHB – Korab Llazani, sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Basketbollit edhe një herë tjetër i bën thirrje autoriteteve të shtetërore që të lejojnë fillimin e sportit, teksa mbajtjen e pezull e quan një veprim të papërgjegjshëm: “Jemi i vetmi vend në Europë që i ndalojmë aktivitetet sportive në salla të mbyllura.

Ne si federatë jemi në kontakt të vazhdueshëm me institucionet shtetërore duke shpresuar që t’i japim një zgjidhje pozitive kësaj situate të pakuptimtë. Po përballemi me një grup njerëzish të papërgjegjshëm të cilët nuk e dinë që mbajnë pezull një komunitet basketbolli, volejbolli, boksi, peshëngritje, mundje, ping-pongu, karateje etj. Të gjitha këto sporte zhvillohen në fushën e basketbollit. Pra janë gjithë këto komunitetet që vazhdojnë të shpërfillen”, u shpreh Llazani në një prononcim për “Panorama Sport”.

ARTIN LLESHAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"