“Qeveria e mëparshme krijoi 1 miliard dollarë borxh në sport”, Fidel Ylli: Ligjin e Sportit e kemi marrë nga Sllovenia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2020 | 23:11

“Qeveria e mëparshme krijoi 1 miliard dollarë borxh në sport”, Fidel Ylli: Ligjin e Sportit e kemi marrë nga Sllovenia

Përfaqësuesi i qeverisë dhe parlamentit për plotësimin e kërkesave të Ligës Profesioniste Fidel Ylli pohoi se janë zgjidhur 99% e kërkesave të Ligës Profesioniste dhe se javën e ardhshme mund të nisë kampionati shqiptar.
Fidel-Ylli

Në studion e “Proçesit Sportiv” në “Top Channel”, ai shtoi se kërkesat e Ligës do të zgjidhen, por bëri me dije se çështja në fjalë duhej të diskutohej në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së.

“Duhet bërë një pyeje, pse takimi i së enjtes me Ligën nuk u bë një muaj më parë por tani?! E kam thënë, kërkesat janë të drejta. Kryeministri më ngarkoi mua, shokun e tij, që të merrej me këtë çështje. Këta e bojkotojnë tryezën, Ministrinë e Financave, Ekonomisë, Komisionin e Ekonomisë, Sekretarin, dhe përfaqësuesin . Liga thotë se jemi dakord të takohemi, lëmë orën, pastaj e injoron, Sepse në lojë nuk ishte Libohova, por i bëra thirrja presidentit të FSHF-së në studion e gazetarit Denis Dyrnjaja ‘Mos rri fshehur, por dil’. Liga nuk merret me politikat e Superiores. Jemi i vetmi vend në Ballkan që kemi ligë, nuk ka ligë në Kroaci dhe vendet e tjera. Liga është patentë. Kur bën Premier Ligën, e fut në bursë. Nuk ka Superiore. Kjo është t’u hedhësh hi syve. Libohova është financier, e kam mik, por jo anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së dhe të futet në Ligë. Nuk kanë pse e politizojnë. Kryeminsitri nuk i vonoi përgjigjet se nuk donte, por për shkak të tërmetit dhe pandemisë. Nuk mund ti thosha ta ndez cigaren dhe të flasim. Anoj nga sporti. Këta e injorojnë tavolinën. Bëjnë letër dhe i thonë parlamentit dhe kryeministrit nuk duam. Kryeministri nuk është Zeusi mbi tokë që i zgjidh të gjitha. Ka ministra, deputetë, komisione që merren me këtë punë. Jam Sekretar i Komisionit të Sporteve, jam relator i Ligjit. Këtu është pyetja, pse e injoruan.

Këta erdhën pas një muaji, tani kanë ardhur, të enjten bëmë një tavolinë me Ministren e Financave dhe bëra debat me të. Janë zgjidhur 3 cereku i problemeve,por nuk jam i autorizuar të flas kur nuk është zgjidhur totalisht.

Krahu tjetër, të jeni të sigurtë, e kanë totalisht gabim. S’do të doja që kjo situatë të politizohej, doja të zgjidhej në tavolinë. Sikur kryeministri të refuzonte letrën e tyre, do të isha me Ligën. Le të rrinë aty, s’mund t’u them lëreni bojkotin. Pavarësisht se ka zëra kundër bojkotit. Mirë Superiorja, por Kategoria e Parë, femrat, ku janë?! Këta 10 burra e mbajnë peng futbollin?! Jo, këtë mund ta zgjidhin Asambleja e Përgjithshme me të gjithë arbitrat, që pse nuk i thonë nuk mblidhemi, por do ulemi në tavolinë.

99%  të problemeve do t’ua zgjidhim të gjitha. Më kujtohet kur te FSHF-ja bëheshin zgjedhje dhe rrethohej me polici kriminale të Berishës dhe bëhej presion se donin të ndërhynin. Tani FSHF-ja sulmon qeverinë. Nuk jam nga ata që hedh benzinë Armand Dukës. Koston e paguajnë ata që u japin futbollistëve nga 10 mijë euro dhe s’luajnë fare.

Besoj se javës tjetër do të ketë futboll.

Në 30 vjet sporti është ndërtuar shumë keq, nuk ka patur vëmendjen e mjaftueshme nga qeveritë. Sporti kishte borxh 1 miliard dollarë nga qeveria e mëparshme. Bëmë një fushatë e fuqishme ku thamë sportin do ta kemi në vëmendje. Qeveria e PD për 8 vjet investoi 80 mijë dollarë, për 7 vjet qeveria jonë ka investuar 31 milionë dollarë. U bënë ca stadiume, s’jam i kënaqur edhe sikur të behen 10 stadiume. Do të jem i kënaqur që të qeveritë të kenë në vëmendje sportin. Kam marrë një person nga Sllovenia që ka punuar për të futur Slloveninë në Europë. Ligji jonë është marrë nga Sllovenia.

Nuk pranoj që Kosova ta ketë grantin për sportin 11 herë më të madh se Shqipëria. Kaq është buxheti në familje, nuk blen dot një Benz kur ke qera për të paguar. Kemi marrë përvojë nga bota. Bashkitë i bëjnë stadiumet në botë, San Siron e ka bashkia e Milanos. Koçua?! Do shkojmë te kryeministri thanë  ,ai u tha shkoni te Fideli. Janë futur në çadër, unë dua t’i nxjerr”, bëri me dije deputeti socialist Fidel Ylli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"