Qeveria angleze gati vendimin për futbollin, mendohet hapja e stadiumeve për tifozët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2020 | 18:52

Qeveria angleze gati vendimin për futbollin, mendohet hapja e stadiumeve për tifozët

Qeveria angleze është duke rishikuar seriozisht mundësinë e hapjes së stadiumeve për tifozët.

wembley

Sipas të përditshmes britanike “Telegraphy”, qeveria po mendon të hapë dyert në fundin e vitit 2020.

Klubet angleze, me në krye ato të Ligës së 1-rë dhe Ligës së 2-të kanë patur humbje marramendëse, pasi të ardhurat kryesore i kanë nga shitja e biletave në stadium.

Ndonëse të gjitha vendet europiane po përballen me valën e dytë të pandemisë së koronavirusit, Anglia habit të gjithë me këtë vendim, edhe pse jo me kapacitet të plotë por me një përqindje të caktuar nga protokollet sanitare në standartet e UEFA-s dhe Federatës Angleze të Futbollit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"