Qetësi e “frikshme” në Elbasan, largohen edhe titullarët e vjetshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2019 | 12:50

Qetësi e “frikshme” në Elbasan, largohen edhe titullarët e vjetshëm

Më 24 maj 2019, Elbasani ia doli të mbijetonte në Kategorinë e Parë, duke fituar 3-0 në ndeshjen shtesë me Luzin. Mbijetesë e arritur mes shumë vuajtjesh dhe peripecish nga verdheblutë dhe u mendua se pas gjithë kësaj situate do të kishte një periudhë reflektimi për të ardhmen.

Elbasani

Por, që nga ajo kohë kanë kaluar 52 ditë dhe në Elbasan jo vetëm që nuk kanë reflektuar, por duket se janë të gatshëm të përsërisin gabimet e sezoneve të kaluara. Sigurisht, nga pamundësia për të ndërhyrë janë të detyruar të qëndrojnë vetëm në pritje, ndonëse ditët kalojnë dhe nuk ka më kohë për të humbur. Fill pas sfidës me modestët e Luzit, ekipi mori pushimet dhe deri më sot, në mesin e muajit korrik, Elbasani është totalisht në “gjumë”.

Askush nuk di asgjë për të ardhmen. Pak a shumë po bëhen dy muaj që nuk ka asnjë zhvillim në kampin elbasanas, ndërkohë që përpara është një sezon i gjatë dhe shumë më i vështirë se ai që iku. Dy muaj qetësi totale është e frikshme për një klub futbolli, aq më tepër kur bëhet fjalë për Elbasanin, një nga skuadrat historike në vend. Kjo skuadër duhet të bëhet nga e para, sepse pritet të ketë edhe shumë largime. Titullarët e sezonit të kaluar nuk mund të presin pa fund klubin verdheblu dhe po kërkojnë një ekip të ri.

Vladimir Mema

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"