QESHARAKE/ Lojtari e ka golin të sigurtë, ngatërrohet me këmbët e veta dhe humbet “shansin e vitit” (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Dhjetor 14, 2019 | 21:31


QESHARAKE/ Lojtari e ka golin të sigurtë, ngatërrohet me këmbët e veta dhe humbet “shansin e vitit” (VIDEO)

Paralelisht me “golin e sezonit” ekziston dhe “shansi i humbur i sezonit”. Dhe duket se alternativës i është afruar shumë mesfushori i krahut të Uatfordit Ismail Sarr.

sarr

20-vjeçari senegalez shpërdoroi një rast të pastër për gol në takimin e sotëm ndaj Liverpulit. Teksa topi në zonë u devijua nga portieri i Liverpulit Alison, Sarr e kishte të gjithë mundësinë të dërgonte saktë topin në rrjetë, por çuditërisht, ai ngatërrohet me këmbët e veta dhe nuk arrin ta gjuajë topin.

rasti i humbur
Aksioni ndodhi 3 minuta pasi kishte realizuar Mohamed Salah. Nëse lojtari i Uatfordit do të barazonte ndeshjen, nuk dihej se çfarë rrjedhe do të merrte takimi.

Megjithëse kushton mbi 30 milionë €, lojtari me këtë veprim të fundit ka vënë në dyshim nëse kartoni i tij vlen po kaq para.

Liverpuli fitoi me rezultatin 2-0 duke u shkëputur me 2 pikë të tjera nga Leiçesteri i vendit të fundit.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com