“Qepe gojën dhe vazhdo festo”, kur Maradona rrëfente bëmat e “Dorës së Zotit”: Kërceva si bretkosë, më erdhi një ide që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2020 | 22:07

“Qepe gojën dhe vazhdo festo”, kur Maradona rrëfente bëmat e “Dorës së Zotit”: Kërceva si bretkosë, më erdhi një ide që…

“Dora e Zotit” shpjegon më së miri çmendurinë që mund të bënte në fushë Maradona. Simboli i futbollit botëror ka zbuluar në autobiografinë e tij “I prekur nga Zoti!” të gjithë prapaskenën e golit më polemik të të gjitha kohërave të futbollit ndaj Anglisë në Kupën e Botës 1986.
mpw6tecx6rsinaivhmty
Vite përpara, ai tregon se i detyroi shokët e skuadrës të festonin, edhe pse disa prej tyre ishin të frikësuar nëse goli do të anullohej, teksa u pa qartë që e preku me dorë.

“Shiltoni (portieri i Anglisë) mendoi se do ta godisja, por unë kërceva si bretkosë. Po të shikosh këmbët e mia, do ta shihni se jam në ajër duke shkuar për lart. Më erdhi pastaj një ide që të bashkoja dorën me kokën.

I vetmi që e kuptoi se e preka topin me dorë ishte Terri Fenuik (lojtar i Anglisë), por përveç tij, askush tjetër nuk e pa. Vazhdova të vrapoja dhe nuk e ktheva kokën pas.
ft2-1

Në momentin që po festonim, kisha nevojë për shokët e mi. Serxho Batista m’u afrua i pari dhe më tha: ‘A e preke topin me dorë?’. I thashë: ‘Qepe gojën dhe vazhdo të festosh’. Ishim të frikësuar se do të na anullonin golin.

Kur isha fëmijë në Fiorito, kam shënuar gola me dorë.  Të njëjtën gjë e bëra dhe para 100 mijë vetave, por askush nuk më pa.

Arbitrat panë që ne po festonim. Të gjithë po bërtisnim. Nëse bërtet kaq shumë do të thotë që je i sigurtë që goli që ke shënuar është i rregullt. Kështu që si mund ta fajësojmë arbitrin tunizantë ndeshjes”, shkruan në autobiografinë e tij Maradona.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"