Qëndruan vetëm 19 minuta, zbulohet arsyeja pse “Tirona Fanatics” braktisi stadiumin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2017 | 9:52

Qëndruan vetëm 19 minuta, zbulohet arsyeja pse “Tirona Fanatics” braktisi stadiumin

“Tirona Fanatics” qëndroi vetëm 19 minuta në stadium. Dhe kjo në shenjë proteste kundër policisë, që nuk i lejoi që të shpaloste pankartat që kishte përgatitur kundër presidentit. Ultrasit kanë reaguar në faqen e tyre zyrtare, ndërsa shkruanin: “Turpi i radhës nga njerëzit paturp! Pa motiv apo arsye, edhe një herë tjetër ‘policia’ e shtetit krijon probleme artificiale në sektorin ton!

fanatics largohen

Mesazhet e përgatitura për sot kanë qenë ‘jo etike’ për një ndeshje të denjë të ‘kampionatit’. Jemi të vetëdijshëm që këto janë tentativa të dështuara të nisura nga ish-presidenti, për të ndaluar vrullin e protestës së tifozëve.

Ne NUK ndalemi me kaq! Prandaj i bëjmë thirrje të gjithë tifozëve të na bashkohen në transfertën e radhës, bashkë t’i anashkalojmë këto përpjekje të dështuara të ish-presidentit&Co! Tirona nuk është vetëm! Tirona na ka NE!”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"