“Qëndronim 50-55 veta në një shtëpi”, Muriqi rrëfen tmerret e Luftës së Kosovës: Kishim vetëm 2 litra qumësht në ditë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 1, 2020 | 19:57

“Qëndronim 50-55 veta në një shtëpi”, Muriqi rrëfen tmerret e Luftës së Kosovës: Kishim vetëm 2 litra qumësht në ditë

Sulmuesi i spikatur i Kosovës dhe Fenerbahçes Vedat Muriqi ka rrëfyer përjetimet tronditëse nga koha e Luftës në Kosovë në vitet 1998-1999.
Muriqi
Në një rrëfim per “Mondo Napoli”, 26-vjeçari tregon se gjatë kohës së luftës kundër Serbisë, qëndronin 50-55 veta në shtëpi dhe konsumonin 2 litra qumësht në ditë, bukë dhe qepë. Ai shton se trupat serbe u morën sendet me vlerë dhe i kërcënuan se nëse nuk do të largoheshin brenda 2 orëve, shtëpia e tyrë do të bombardohej.

“Qëndronim 50-55 veta në një shtëpi dhe flinim mbi shishe në qilar për dy ditë. Konsumonim të gjithë 2 litra qumësht në ditë. Ishim fëmijë dhe kur kërkonim të ushqeheshim, nënat tona qanin sepse nuk kishin asgjë për të dhënë. Hanim bukë me qepë në mëngjes, drekë dhe darkë. Ushtarët serbë na morën paratë dhe sendet me vlerë dhe na kërcënuan se do të na bombardonin shtëpinë nëse nuk largoheshim për 2 orë. Allahu na ka mbrojtur”, shprehet Muriqi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"