“Qëndroni në shtëpi, shpëtoni jetë”, Ronaldo zbulon 3 gjërat më të rëndësishme në kohët e vështira

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Mars 30, 2020 | 19:34


“Qëndroni në shtëpi, shpëtoni jetë”, Ronaldo zbulon 3 gjërat më të rëndësishme në kohët e vështira

Ylli I Juventusit, Kristiano Ronaldo ka shkruar në Instagramin e tij këtë të hënë se në këto momente të vështira duhet të jemi falënderues për gjërat që kanë më shumë vlerë.

rONALDO

 

Gjërat që kanë më shumë vlerë sipas portugezit janë shëndeti, familja dhe të dashurit tanë, ndërkohë ai nënvizoi dhe mesazhin e rëndësishëm e qëndrimit në shtëpi, si një mënyrë kjo për të ndihmuar personelin shëndetësor.

Ronaldo

“Në këto momente të vështira për të gjithë botën, le të tregohemi falënderues për gjërat që kanë më shumë vlerë, pra për shëndetin, familjen dhe të dashurit tanë.

Ronaldo

Qëndroni në shtëpi, sepse kështu ndihmoni të gjithë personelin mjekësor që po lufton për shpëtimin e jetëve. Qëndro në shtëpi, shpëto jetë!” shkruan Ronaldo bashkangjitur fotos me fëmijët e tij.

 

 

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com