Qëndroi për të gjashtën ndeshje radhazi në stol, lojtari i Milanit përjetoj gjendje ankthi pas sfidës me Udinezen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2020 | 9:43

Qëndroi për të gjashtën ndeshje radhazi në stol, lojtari i Milanit përjetoj gjendje ankthi pas sfidës me Udinezen

Lukas Paketa iu bashkua Milanit sezonin që lamë pas dhe ishte një ndër të preferuarit e Gatuzos, por me Piolin gjërat kanë ndryshuar për brazilianin.

lukas paketa

Lojtari kuqezi ndaj Udinezes, qëndroi për të gjashtën ndeshjen radhazi në stol dhe kjo duket se i ka bërë dëm.

Siç raporton “La Repubblica”, Paketa pas sfidës përjetoj një gjendje ankthi. Lojtari u dërgua në klinikë për një kontroll, teksa gjendja e tij nuk ishte dhe aq shqetësuese. Lojtari dëshiron të largohet me çdo kusht nga Milani, pasi po humbet fanellën e Kombëtares dhe kjo gjë duket se e streson atë.

Paketa iu bashkua Milanit një vit më parë për një shumë rreth 38 milionë euro.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"