Qëndroi 91 ditë në burg, ish-sulmuesi i Skënderbeut rrëfen tmerrin: Ka qenë koha më e vështirë në të gjithë jetën…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 2, 2023 | 23:46

Qëndroi 91 ditë në burg, ish-sulmuesi i Skënderbeut rrëfen tmerrin: Ka qenë koha më e vështirë në të gjithë jetën…

Ish-sulmuesi i Skënderbeut, Oto Xhon, u burgos në maj të vitit 2022, ndërsa qëndroi mbrapa hekurave për tre muaj.

oto xhon

Xhon ishte futbollist i Prishtinës kur u arrestua nën dyshimin se kishte marrë shërbime seksuale nga një viktimë e trafikuar. Në një intervistë të dhënë së fundmi për “KOHA.net”, nigeriani ka rrëfyer momentet e vështira teksa tregon:

“Ka qenë koha më e vështirë në gjithë jetën time. Nuk e di se me çfarë do të përballem në të ardhmen, por kjo ka qenë më e vështira deri tani. Në fillim nuk e dija faktin, nuk dija asgjë, sepse gjithçka ndodhi shumë shpejt. Mu deshën dy javë për ta kuptuar me të vërtetë se çfarë kishte ndodhur, pse isha atje. Avokati im erdhi dhe foli me mua.

Kur avokati e bëri pyetjen e parë, unë i thashë që nuk e kam bërë këtë. Jam në Kosovë për gjashtë vjet. Nuk kam pasur kurrë rast në polici. Këto pretendime nuk kanë qenë në asnjë moment të vërteta. Nëse do të doja të shkoja në ato rrugë, do t’i qëndroja të vërtetës.

oto-Xhoni

Nëse do të ishte diçka që e kam bërë, do ta pranoja. Por nuk kisha ide, nuk kisha fare ide. Ishte befasi për mua dhe ishte shumë e vështirë. Në burg nuk kisha ndonjë rrugë për kontakt. Madje u desh ndoshta një muaj e gjysmë për të kontaktuar me familjen time. Ishte vetëm avokati të cilit i lejohej të vinte e të më vizitonte në atë kohë. Nuk kisha ndonjë informacion apo interesim nga njerëzit e Prishtinës. Kur dola jashtë nisa të dëgjoja nga ata, por kur isha aty nuk dëgjova diçka.

Isha atje për 91 ditë, tre muaj. 91 apo 92 ditë. Mendoj se është pjesë e jetës që deshi të më tregonte mua se kam ende shumë për të dhënë në jetë. Nuk e kam fajësuar veten për këtë, nuk u dorëzova për këtë. Brenda e kam pasur kohën, kam pasur shumë kohë për të menduar, sepse nuk ke shumë mundësi për të bërë diçka tjetër.

Dhe kam pasur shumë kohë për të menduar për gjithçka nëpër të cilën kam kaluar, gjithçka që unë dua të jem. Ishte vështirë brenda. Kam biseduar me të tjerët brenda, kam dëgjuar tregime të njerëzve. Kam nxjerrë mësime, nuk kam dalë pa asgjë. Po ashtu isha në gjendje të mësoja shumë. Ishte shumë vështirë. Aty ku isha unë, isha i vetmi person me ngjyrë dhe nuk e flisja gjuhën shumë mirë. Por kam arritur të bëj shoqëri dhe kam dalë me diçka nga aty”, është shprehur Xhon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"