Qëndroi 7 ditë pa gjumë prej abuzimit me kokainë, ish-sulmuesi i Premier Ligës i shtang të gjithë me rrëfimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2022 | 23:45

Qëndroi 7 ditë pa gjumë prej abuzimit me kokainë, ish-sulmuesi i Premier Ligës i shtang të gjithë me rrëfimin

Ish-sulmuesi i Boltonit, Mario Zhardel, i ka befasuar të gjithë me rrëfimin e tij, të bërë së fundmi. Ai tregoi se si në vitin 2002, ka qëndruar 7 ditë zgjuar, prej konsumimit të kokainës. Ish-futbollisti brazilian, pranoi se kishte varësi nga droga, dhe kishte konsumuar mbidozë.

ISH-FUTBOLLISTI

Në atë periudhë Zhardel ishte pjesë e Sportingut të Lisbonës, teksa një vit më pas u transferua te Boltoni që militonte në Premier Ligë. Braziliani realizio 3 gola në 11 ndeshje me fanellën e skuadrës angleze, gjatë eksperiencës së tij të shkurtër me këtë skuadër.

Zhardel pranoi se kishte marrë drogë gjatë pushimeve midis sezoneve, duke thënë se kishte hyrë në botën e drogës nga kurioziteti. Në intervistën e dhënë së fundmi, 48-vjeçari zbuloi se ka hequr dorë nga abuzimi me substancat narkotike, për shkak të gruas së tij.

“Në vitin 2002 e teprova me kokainën dhe qëndrova  zgjuar për shtatë ditë. Punësova eskorta dhe qëndrova në atë jetë duke menduar se asgjë nuk do të më ndodhte, se gjithçka ishte në rregull.

Ishte një luftë e përditshme. U rrëzova dhe m’u desh shumë kohë që të ngrihesha. E rëndësishme është se unë jam gjallë dhe sot mund t’i them ‘jo drogës’.””, u shpreh ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"