Qëndrimi te Kukësi në pikëpyetje, Tirana testi i fundit për Haris Harbën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2018 | 10:56

Qëndrimi te Kukësi në pikëpyetje, Tirana testi i fundit për Haris Harbën

Haris Harba nuk është në preferencat e para të stafit teknik, natyrisht nëse do kishin mundësi të tjera në sulm, ai nuk do aktivizohej. Përveç Rexhinaldos, Kukësi nuk ka alternativë, ndaj aktivizimi i Harbës ka qenë i detyruar.

haris harba

Gazeta e ka thënë dhe më parë se qëndrimi i Harbës te Kukësi është në pikëpyetje. Klubi vazhdon e i qëndron asaj çka është bërë me dije. Por, duke parë që në treg nuk ka shumë sulmues, e së dyti, nëse Kukësi afron një sulmues tjetër qendre, Harba do përdoret si zëvendësues. Në këto kushte, drejtuesit kanë vendosur që t’i japin shansin lojtarit në ndeshjen kundër Tiranës. Nëse bind aty “OK”, e nëse jo, ka mundësi që marrëdhëniet me lojtarin të ndërpriten.

Nëse kalon testin ndaj Tiranës me sukses, shtatlarti do jetë në provë deri në janar. Kanë qenë drejtuesit e Kukësit që ia kanë bërë të qarta këto gjëra futbollistit, i cili ka rënë dakord me drejtuesit. Kërkesat dhe këshillat kanë qenë dy: më shumë punë në stërvitje me qëllim që të arrihet forma dhe gola. Harba së fundmi ka qenë pjesë edhe e turqve të Erzumsporit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"