Qen antieksploziv dhe ankesa për gjykimin, pikante nga ndeshja e U-21

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2017 | 15:33

Qen antieksploziv dhe ankesa për gjykimin, pikante nga ndeshja e U-21

Ndeshja e djeshme e “Shpresave” pati disa momente interesante, nga kontrollet antieksploziv te prania e presidentëve të skuadrave të Tiranës e Skënderbeut.

Para ndeshjes

– Edhe pse hyrja në stadium për miqësoren me Moldavinë ishte e lirë, sërish interesimi qe i ulët, teksa në tribunën e “Elbasan Arenës” nuk numëroheshin më shumë se 500 veta. Më së shumti ishin familjarë dhe miq të lojtarëve.

– Duhet thënë se interesimi edhe nga ana e VIP-ave ishte i ulët, pasi me sa duket kanë qenë të gjithë në Palermo të Italisë. Spikatën presidenti i Korçës, Ardjan Takaj dhe ai i Tiranës, Refik Halili. Ndoshta Takaj kishte ardhur për të piketuar ndonjë futbollist për në ekipin e tij, ndërsa Halili për të ndjekur djalin e tij, Grentin.

Miqesorja U-21

– Përpara fillimit të ndeshjes u bë rutina e zakonshme për çdo takim ndërkombëtar, edhe pse bëhej fjalë për një miqësore. Qentë antieksplozivë kontrolluan çdo cep të stadiumit. Në fund nuk gjetën asgjë të dyshimtë.

– Të dy trajnerët, si Bushi edhe Oprea, gjatë gjithë kohës qëndruan në këmbë për të dhënë udhëzimet për lojtarët në fushë, madje tekniku moldav në disa raste shprehu pakënaqësinë e tij për ndonjë vendim të kryesorit Andi Koçi.

Shqiperi - Moldavi U-21

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"