“Qëllimi është të mbajmë vendin e dytë”, Roshi: Te rasti i golit isha me dy mendje, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2021 | 23:00

“Qëllimi është të mbajmë vendin e dytë”, Roshi: Te rasti i golit isha me dy mendje, por…

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, Odise Roshi komentoi paraqitjen e tij i cili hyri nga stoli duke dhuruar dy asiste në fitoren e thellë të Shqipërisë 5-0 kundër San Marinos.

Roshi

Gjetja e formës pas dëmtimit-Shpresoj të mos kem më dëmtime, dëmtimi e rrëzon shumë lojtarin. E rëndësishme është që fituam, nuk i nënvlerësuam, San Marino luajti në mbrojtje. Të gjithë e kemi mendjen te Hungaria, ajo do të jetë ndeshje shumë e fortë.

Vendi i dytë– Është vend shumë i mirë, shpresojmë ta mbajmë, për ta kap, e kapëm, halli është ta mbash. Ne duam të rezistojmë aty ku jemi, pavarësisht se Anglia është nënkampione Europe. Qëllimi është të marrim rezultat pozitiv me Hungarinë, ndërsa Poloninë e presim në shtëpi.

Rasti për gol– Isha me dy mendje, do isha shumë i lumtur po të shënoja, por skemi çfarë bëjmë një rezultat i bukur sot.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"