Ekskluzive/ Qejf me të fejuarën, si nisi sherri mes Rexhinaldos dhe Laçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2018 | 23:40

Ekskluzive/ Qejf me të fejuarën, si nisi sherri mes Rexhinaldos dhe Laçit

Ka kohë që Rexhinaldo nuk po sh këlqen më me Laçin. Mësohet se ai u ishte drejtuar zyrtarëve të klubit kurbinas se kishte mall për familjen dhe për të fejuarën e tij që jetonte në Mozambik. Duke parë gjendjen e tij, nevojën për ta pasur lojtarin në formë në këtë pikë kritike të kampionatit, por edhe për të mos i lënë arsye që ai të mos impenjohej, drejtuesit e Laçit vendosën që të bënin të mundur udhëtimin e të fejuarës së lojtarit.

Rexhinaldo

A u përmirësua situata? Jo, në fakt gjërat precipituan keq dhe përpos edhe përplasjeve të tjera, situata së fundmi degradoi në përplasje verbale e fizike, deri edhe kallëzim në polici.

LOJTARI U ZHDUK TRI DITË

Pak ditë pasi e fejuara e tij mbërriti në Shqipëri, më- sohet se Rexhinaldo është zhdukur nga stërvitja dhe nga grumbullimi. Ndoshta ka dashur të çmallet me të fejuarën apo ka pasur probleme të tjera, kjo ende nuk është marrë vesh, por sipas klubit kishte ikur pa leje dhe pa njoftuar askënd. Ngjarja ka ndodhur para ndeshjes me Partizanin.

Kjo i ka tërbuar drejtuesit e klubit, të cilët pas ndeshjes me Partizanin kanë bërë një mbledhje dhe kanë nisur t’i kërkojnë llogari atij të parit. “A ke gjë për të thënë? Çfarë ndodh me ty?”, mësohet t’i ketë thënë Mezani. Lojtari nuk ka pranuar të përgjigjet, por as të largohet më pas nga analiza e skuadrës. Aty mësohet se ka ndërhyrë presidenti Pashk Laska, i cili e ka kapur për krahu dhe me forcë e ka nxjerrë jashtë.

Rexhinaldo 2

Është pikërisht ky momenti kur Rexhinaldo pretendon se është goditur nga kreu i klubit laçian. “I kemi plotësuar çdo kusht, madje vetëm për t’i sjellë të fejuarën këtu kam shpenzuar 5 mijë euro, bileta, leje qëndrime etj., etj. Pa llogaritur gjobat që kishte kur ishte larguar nga Luftë- tari, të cilat ia kemi paguar që në fillim të vitit. Ky ka kohë që nuk është në rregull”, thotë për “Panorama Sport” Laska.

rexhinaldooo

PRETENDIMET PËR PARATË

Mësohet se Rexhinaldo ka pasur ankesa të vazhdueshme për disa pagesa që, sipas tij, nuk janë bërë nga klubi, por nga ana tjetër zyrtarët e skuadrës kurbinase bëjnë me dije se gjithç- ka është sipas kontratës. Presidenti Laska pretendon gjithashtu se ka bërë shpenzime ekstra për sulmuesin, për shkak të gjobave të prapambetura që ka pasur nga një sezon më parë.

OLSI TUJANI 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"