“Që të marr drejtimin e Shqipërisë duhet të…”, Hasi: Te Kombëtarja na mungonte ambicia, nuk e kishim një si De Biasi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Prill 4, 2020 | 0:13


“Që të marr drejtimin e Shqipërisë duhet të…”, Hasi: Te Kombëtarja na mungonte ambicia, nuk e kishim një si De Biasi

Besnik Hasi ka folur së fundmi nga Arabia Saudite ku ai ndodhet momentalisht. Hasi ka treguar se çfarë i mungonte Kombëtares në të kaluarën, duke thënë se kualitetet nuk mungonin, por nuk kishte ambicie. Gjithashtu ai tha se Shqipërisë i mungonte një trajner si De Biasi që të fuste në ekip shpirtin e garës.Besnik Hasi

“Në Belgjikë, Liga vendosi që kampionati të mbyllet këtu, për shkak të situatës së vështirë. Megjithatë ky nuk është një vendim përfundimtar, pasi federata do të vendosë më vonë për këtë.

Në Arabinë Saudite në këtë moment temperaturat janë mbi 33 gradë, ndërsa në verë janë mbi 40 dhe është e vështirë të luhet futboll. Janë disa hipoteza për kampionatin, por ende nuk është vendosur.

Për drejtimin e Kombëtares duhet të presim. Shqipëri-Greqi? Kundërshtari vinte si kampion i Europës dhe normal që situata politike që ka qenë gjithnjë. Në ndeshje kemi qenë shumë të qetë, pavarësisht se presioni jashtë ka qenë i madh. Presioni më i madh ishte kur shkuam te stadiumi. Stadiumi ishte mbushur 2 orë para.

Sa u futëm në fushë, aty më kapi një emocion që nuk e kisha më parë, pasi e pashë për herë të parë stadiumin aq plot. Më kapi një ndjenjë që mezi i mbajta lotët. Nuk më kishte ndodhur asnjëherë kjo. Kur filloi ndeshja ne ishim të motivuar, gjynah grekët çfarë hoqën.BesnikHasi422

Kosova me fanellë kuqezi? Është një pyetje me spec. Në jemi të gjithë shqiptarë, por tani Kosova është një shtet sovran dhe ka gjithçka të një shteti tjetër, pavarësisht se në kokat tona gjithçka është kuqezi.

Çfarë i mungonte Kombëtares që të arrinte më shumë? Dje kisha një telefonatë të gjatë me Fakajn. Na mungonte ambicia. FSHF ka bërë hapa shumë përpara tani. Në atë kohë sistemi i garave ishte më i vështirë se tani.

Për këtë e ndjej edhe veten fajtor. Kemi pasur kualitet mjaftueshëm, por ambicia na ka munguar për të arritur suksese. Nuk e patëm një trajner si De Biasi të na fuste shpirtin e garës në grup. Ne ishim në gjendje që mposhtnim kampionin e Europës dhe më pas na mposhte Gjeorgjia. Te ndeshja e bamirësisë kishte shumë humor, por edhe shumë polemika.”, përfundoi Hasi për “Supersport”.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com