Që nga viti 1982, rekordi i Inter dhe Bajern rrezikohet të prishet në këtë Botëror

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2018 | 20:55

Që nga viti 1982, rekordi i Inter dhe Bajern rrezikohet të prishet në këtë Botëror

Totenhemi është një nga skuadrat që ka më shumë lojtarë në këtë fazë gjysmëfinale të Kupës së Botës. Skuadra e Interit edhe pse nuk ka pasur shumë lojtarë në këtë Botëror ka ende 2 prej tyre në gjysmëfinale. Bëhet fjalë për Perisiç dhe Brzozviç.

milito8

Edhe skuadra e Bajernit të Mynihut ka ende një lojtar dhe ai është Tolizo që luan për Francën. Përmenden këto dy skuadra sepse kanë një rekord që nga viti 1982. Në çdo finale të luajtur Interi dhe Bajerni kanë pasur të paktën një lojtar që luan në atë ndeshje. Nëse do të kemi një finale Belgjikë-Angli atëherë ky rekord do të prishet për të dyja skuadrat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"