VIDEO/ Qazim Laçi protagonist në kampionatin francez, Ajaçios i shpëton fitorja në sekondat e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2020 | 22:45

VIDEO/ Qazim Laçi protagonist në kampionatin francez, Ajaçios i shpëton fitorja në sekondat e fundit

Pas performancës mjaft të mirë me Kombëtaren, mesfushori Qazim Laçi, ka qenë protagonist edhe në ndeshjen e kampionatit të zhvilluar ditën e sotme. Futbollisti dibran kontribuoi me asist në barazimin 2-2 që skuadra e tij Ajaçio, arriti në transfertë ndaj Guingamp.

LACI

Driblim i bukur në zonën mike nga lojtari i kombëtares kuqezi dhe pasim perfekt për shokun e skuadrës, Nouri që finalizoi gjithçka me një goditje potente. Kur u mendua se skuadra e shqiptarit do të dilte nga kjo transfetë me 3 pikë të arta, vendasit barazuan shifrat në minutën 90+2, duke ndarë kështu pikët.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"