Qartësohet e ardhmja, Bajram Jashanica: Ja e vërteta me Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2022 | 23:21

Qartësohet e ardhmja, Bajram Jashanica: Ja e vërteta me Partizanin

Ditët e fundit, në mediat e Kosovës ka qarkulluar shumë lajmi se Jashanica mund të lërë Ballkanin dhe të kthehet në Shqipëri, ku Partizani i ka bërë ofertë. Gazeta “Panorama Sport” e kontaktoi mbrojtësin, i cili vendosi t’i shuajë të gjithë zërat dhe të konfirmojë vazhdimin e bashkëpunimit me Ballkanin në Kosovë, ku ka kontratë deri në fund të këtij sezoni.

jashanicaa

“Kam pasur kontakte me klubet e kryeqytetit, por unë kam kontratë deri në qershor me Ballkanin dhe fillimisht, do e respektoj deri në fund”, tha mbrojtësi për gazetën, duke sfumuar gjithë thashethemet për kalimin te “demat”.

Te Ballkani, në fakt Jashanica e ka edhe pak “Partizan”, pasi pjesë e klubit nga Suhareka është Ilir Daja, ish-trajneri i Partizanit, i cili gjithashtu më parë ka punuar me dardanin te Skënderbeu dhe të dy kanë qenë pjesë e epokës më të suksesshme të klubit.

DENIS LALA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"