Qartësohet çështja “Nejmar”, flet vetë futbollisti brazilian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2018 | 14:25

Qartësohet çështja “Nejmar”, flet vetë futbollisti brazilian

Ditët e fundit po flitej shumë për një kalim të mundshëm të brazilianit, Nejmar te ekii i Realit të Madridit. Por duket se e gjitha ka qënë një spekulim. Këtë e ka konfirmuar vetë lojtari i cili në shfaqjen e parë pas Botërorit ka folur hapur dhe qartë.

nejmar

“Do të vazhdoj të qëndroj në Paris. Kam një kontratë me Paris Saint-Germain. Shkova në Francë për një sfidë, për të bërë diçka të re dhe për të synuar objektiva të rinj. Në mendjen time asgjë nuk ka ndryshuar nga këto. Sa i përket marrdhënies me drejtuesit, dua të them se të gjithë përfundojnë duke spekuluar shumë rreth kësaj historie. Është diçka e mërzitshme. E gjithë bota e di përzemërsinë që ndjej për presidentin, për Francën dhe për tifozët e Paris Saint-Germain”.-ishin fjalët e O’Ney.

Nejmar dhe Mbape

Ndërsa për sa i përket marëdhënies me Mbapen ai është shpreur se flasin shpesh dhe se e ka uruar për fitimin e Kupës së Botës. Ndërkohë ai u ndal edhe të afrimi më i ri i PSG-së, Xhanluixhi Bufon.

“Sa i përket Kupës së Botës, për fat të mirë çdo gjë tashmë është e kaluar, trishtimi është përballuar dhe ne duhet të përpiqemi të jemi të lumtur. Kemi shumë më tepër arsye për të qenë të lumtur sesa të trishtuar.Buffon!? Është një nder të luaj me të, jo vetëm sepse është një portier i madh por edhe për personin që është. Ai mund të na japë shumë. Shpresoj që të trasmetoj te ne shumë nga ekperienca e tij”– përfundoi 26 vjeçari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"