Qarri subjekt shqyrtimi në Disiplinë, priten masa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2018 | 14:15

Qarri subjekt shqyrtimi në Disiplinë, priten masa

Humbja në Korçë e ka rritur jashtë mase tension në radhët e klubit të Kamzës, pasi tani janë seriozisht të rrezikuar për të rënë nga Kategoria Superiore. Presidenti i Kamzës, Naim Qarri, ka shpërthyer pas sfidës në Korçë ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Presidenti i klubit kamzali dufin e humbjes me Skënderbeun, ku sipas tij, iu mohua edhe një penallti në fund, e ka derdhur mbi delegatin e ndeshjes Denis Bastari. Sipas kamzalinjëve, federata po mundohet që të rrëzojë Kamzën, duke e konsideruar si një klub të vogël, për të shpëtuar klubet e tjera të rrezikuara.
Naim Qarri
Por, presidenti i Kamzës pritet që ta paguajë shpërthimin e tij pas humbjes në Korçë, pasi burime të gazetës pranë federatës bënë me dije se Naim Qarri pritet të jetë subjekt shqyrtimi në mbledhjen e radhës të Komisionit të Disiplinës. Mbetet për të parë se cila do të jetë masa ndëshkuese ndaj kreut të klubit të Kamzës, i cili si për çudi është ndalur së bashku me familjarët e tij për disa orë në Policinë e Elbasanit gjatë kthimit për në kryeqytet. Ajo që e rëndon më shumë dozën e dënimit të mundshëm, është edhe përmendja e emrit të presidentit të FSHFsë, Armand Duka, si të implikuar në tentativën e rrëzimit të Kamzës nga Superiorja

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"