Qarri ndryshon version: Po, makina ku shpërtheu eksplozivi është e imja, por nuk kam konflikte

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 21, 2017 | 22:49

Qarri ndryshon version: Po, makina ku shpërtheu eksplozivi është e imja, por nuk kam konflikte

Presidenti i Kamzës Naim Qarri është treguar paksa kontradiktor në lidhje më prononcimin rreth shpërthimit të makinës së tij në zonën e Bathorës. Në një intervistë për “Panorama Sport” ai deklaroi se makina nuk ishte e tij, ndërsa pak minuta më mbrapa për “News 24” Qarri ka ndryshuar versionin duke deklaruar se makina ishte e tij por nuk kishte konflikte me asnjë.

Naim Qarri

“Isha në lokal kur dëgjova shpërthimin, dola nga lokali dhe pashë makinën time. Mendova se ishte shkëndije elektrike. Makina kishte mbi 5 orë e parkuar. Nuk kam konflikte me askënd. Nuk kam as borxhe dhe s’i frikësohem askujt”, ka thënë Qarri për ‘News24’.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"