Qarri i pakënaqur: Kukësin e ndihmoi fati, na ndëshkoi një gjyqtar kamzali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2018 | 11:18

Qarri i pakënaqur: Kukësin e ndihmoi fati, na ndëshkoi një gjyqtar kamzali

Kamza bëri volum loje dhe rastesh, por në fund ishte Kukësi që doli me tri pikë. Në fund të ndeshjes, presidenti Naim Qarri ka deklaruar se skuadra do të arrijë të sigurojë mbijetesën. “Nuk kam çfarë të thëm, kur një gjyqtar që është nga Kamza arbitron në atë mënyrë. Të paktën një 5% të anonte nga ekipi ynë. S’mun të flas asgjë kundër federatës, pasi e ka fajin vetë gjyqtari që e kemi kamzali (duke folur për kryesorin Juxhin Xhaja).

Naim-Qarri-470x470

Nga tre penallti, të paktën një duhet ta jepte. Nuk mund të them asgjë për çunat, të cilët luajtën me shpirt dhe dua t’i falenderoj për lojën që kanë bërë. Kukësin e ndihmoi fati dhe arbitri. Vetëm një aksion në portë dhe fitoi tri pikë. Lidhur me qëndrimin në Superiore, ende kemi shpresa, pasi janë në lojë edhe 8 ndeshje dhe ekipi do të ngrihet në nivelin e duhur, pasi edhe skuadrat e tjera do të jenë si ne, në kërkim të pikëve”, tha Qarri për “Panorama Sport”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"