Qarri bllokon largimet te Kamza: Të gjithë kanë një çmim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2018 | 14:29

Qarri bllokon largimet te Kamza: Të gjithë kanë një çmim

Pas sigurimit të mbijetesës, klubi pritet që të emërojë trajnerin e ri. Por ky nuk është shqetësimi i vetëm i drejtuesve. Ata duhet të nisin një orë e më parë të mendojnë për të blinduar lojtarët, të cilët janë pa kontratë. Shumë ekipe kanë hedhur “grepat”, madje ka nga ata që kanë nisur negociata. Megjithatë, mendon presidenti Naim Qarri që të rikthejë qetësinë, duke bllokuar largimet.

Naim-Qarri-470x470

Në një deklaratë të dhënë për “Panorama Sport”, ai paralajmëron se lojtarët jo vetëm kanë kontratë, por kanë edhe një çmim. “Të gjithë lojtarët e Kamzës janë nën kontratë. Askush nuk mund të largohet pa lejen tonë si klub, as Sebino Plaku. Edhe për Zguron, klubi ka vendosur një çmim dhe jemi të hapur”, ka thënë numri një i klubit të Kamzës, duke paralajmëruar se lojtarët janë në shitje. Fill pas shpëtimit, klubi njoftoi edhe largimin e trajnerit Julian Ahmataj dhe lajmëroi se shumë shpejt do të zyrtarizohej trajneri i ri.

Fushtar dhe Qarri
Ditën e nesërme pritet të bëhet i ditur emri i tij, që përflitet se do të jetë boshnjak. Identiteti i tij mbahet sekret, por gazeta mëson se ai ka qenë edhe trajner i Slobodas. Vetë boshnjaku ka shprehur gatishmërinë për të ardhur në Shqipëri për të folur nga afër dhe për të parë ambientet dhe vetëm më pas do të flitet për objektivat. Është bërë e ditur se nëse arrihet akordi me boshnjakun, ai do të ketë plotfuqishmërinë për të ndërtuar skuadrën e re që do të nisë sezonin 2018-2019.

A.Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"