Qardakut i ka mbetur peng Europa: Te Bylisi si trampolinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Gusht 11, 2020 | 21:06


Qardakut i ka mbetur peng Europa: Te Bylisi si trampolinë

Eridon Qardaku ka pasur një ditë të veçantë pasi dje ka festuar 20- vjetorin, ndërsa këto ditë ndodhet pranë familjes së tij në Shkodër. Në një prononcim për “Panorama Sport”, Qardaku shprehet:

qardaku bylis

“Tashmë më gjen me eksperiencë dhe si një lojtar në Superiore. Në fakt, ëndrrat kanë qenë të mëdha e megjithatë i kam realizuar deri diku. Kam luajtur që në moshën 19- vjeçare në Ballsh, titullar duke shënuar edhe gola. Por tashmë duhet që të mendoj për të ardhmen.

Provova Shpresat nga Ballshi dhe shpresoj që duke luajtur akoma më shumë të jem sërish pjesë e Kombëtares U21”, tha sulmuesi i Bylisit, i cili më pas shpreh keqardhje për mungesën e pjesëmarrjes në Kupat e Europës:

qardaku maloku

“E kam peng që nuk shkuam në Europë. Një grup shumë i mirë me kualitete dhe cilësi kemi merituar shumë, por tashmë të shohim përpara. Për ne lojtarët e rinj, Europa është një trampolinë”, deklaroi Qardaku. Bylisi pritet që më 15 gusht të zbresë në fushë për të rifilluar përgatitjet për sezonin e 2020-2021.

Për sa i përket merkatos, ballshiotët nga sa bëhet e ditur kanë si synim një portier, dy mbrojtës qendre dhe një anësor, por gjithashtu edhe dy mesfushorë e dy sulmues. Merkatoja do të përqendrohet edhe jashtë vendit kryesisht në vendet ballkanike. Gjithashtu edhe në lojtarët e Superiores. Pritet që presidenti Besnik Kapllanaj të ndërtojë një skuadër solide ashtu si në sezonin e shkuar.

ERJON SALIU – PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com