Qardaku dhe Maloku: Ndaj Kosovës duhet të bëjmë kthesën, jemi të përqëndruar tek udëzimet e Bushit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 9, 2019 | 12:42

Qardaku dhe Maloku: Ndaj Kosovës duhet të bëjmë kthesën, jemi të përqëndruar tek udëzimet e Bushit

Në konferencë përshtyp, kanë dalë ditën e sotme, në stadiumin “Elbasan Arena”, dy futbollistët e kombëtares U-21, Eridon Qardaku dhe Leonardo Maloku. 

qardaku maloku

Lojtarët folën në lidhje me grumbullimin dhe përgatitjet, për ndeshjen ndaj Kosovës, që do të luhet në 15 tetor në Elbasan.

Leonardo Maloku:

“Atmosfera në skuadrën e Shpresave është shumë e mirë, kushtet janë optimale. Jemi të gjithë gati për përballjen e radhës ndaj Kosovës U-21, jemi të përqëndruar tek udhëzimet e trajnerit. Së bashku me shokët e skuadrës do mundohemi të fitojmë ndeshjen e radhës ndaj Kosovës. Ne si çdo ndeshje do të mundohemi të fitojmë edhe ndaj Kosovës do të luftojmë për të fituar. Për ne si futbollistë çdo ndeshje është detyrim për tu fituar dhe këtë duhet të bëjmë”, u shpreh Maloku

Eridon Qardaku:

“Skuadrës kombëtare U-21, nuk i ka munguar asgjë, për ne është detyrim fitorja, kushtet janë shumë të mira. Gjërat janë pozivitive, ne po përmirësohemi në disa aspekte, edhe sipas analizës që kemi bërë më trajnerin gjatë përgatitjeve tona. Ndeshjen e radhës ndaj Kosovës duhet të bëjmë kthesën, e të shpresojme deri në fund të eliminatoreve”, shprehet lojtari i Bylisit.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"