Qaka tek Steaua për 500 mijë euro: Nëse nuk rrëzohet avioni sonte, nesër firmos kontratën…
Kamer Qaka do të largohet nga klubi i Politeknika Iasi, por do të vazhdojë të jetë pjesë e kampionatit Rumun të futbollit. Kështu shprehet media norvegjese “nettavisen.no”, e cila e bën fakt të kryer transferimin e mesfushorit shqiptar tek Steaua e Bukureshtit.
Sic thuhet, Qaka do të udhëtojë mbrëmjen e sotme drejt Bukureshtit, ndërsa nesër do të firmosë kontratën me Steauan. Parashikohet një kontratë 5-vjeçare, dhe shuma e paguar për transferimin i kalon 500 mijë euro. Ndërkohë, ai pritet të fitojë mbi 12 mijë euro në muaj. “Ky është një hap i madh për karrierën time. Steaua është një klub i madh, me shumë histori dhe që luan në Champions League. Nesër do të bëj vizitat mjekësore, dhe kjo është 100% e sigurt. Nëse sonte nuk rrëzohet avioni, nesër do firmos kontratën 5-vjeçare” – shprehet Qaka për median norvegjese nettavisen.no.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"