Qaka bën një “hap prapa” në karrierë, mesfushori largohet nga Steaua

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2018 | 14:32

Qaka bën një “hap prapa” në karrierë, mesfushori largohet nga Steaua

Pas skandalit të ditës së djeshme, ku presidenti Bekali i Steauas së Bukureshtit, vendosi të përjashtonte nga ekipi Kamer Qakën, mesfushori kuqezi ka vendosur të bëjë një hap prapa në karrierën e tij.

gigi-becali-l-a-criticat-pe-kamer-qaka-2-1024x768

23-vjeçari, ka pranuar të shkojë në huazim, tek skuadra e tij e vjetër, Poli Iasi, po në Rumani. Ishte presidenti Bekali, që e kishte kërcënuar, se nëse nuk do të largohej, do e çonte në tribunë gjithë sezonin.

Siç raporton media rumune “digisport.ro”, Qakën e ka bindur ish-trajneri, Flavius Stoikan, dhe do të jetë i gatshëm për Poli Iasin, që në ndeshjen e ditës së hënë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"