Pyetet për Luka Modriç, drejtori sportiv i Interit “driblon” bukur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2018 | 17:10

Pyetet për Luka Modriç, drejtori sportiv i Interit “driblon” bukur

Drejtori sportiv i Interit, Piero Auzilio, beson se skuadra është “e kompletuar” dhe këmbëngul se “ka hapësirë edhe për Zhoao Marion”. I marrë në pyetje nga kronistët e “SkySport” përpara nisjes së takimit (të barazuar 2-2 kundër Torinos), Auzilio ka shpjeguar:

auzilio

“Bëmë atë që duhet të bënim: gjithçka që t’i jepnim trajnerit një ekip konkurrues”. Zikaltrit nuk arritën të shesin Zhoao Marion gjatë merkatos verore, por Auzilio shton: “Nuk kemi pasur ofertën e duhur dhe nuk jemi të detyruar ta shesim. Ka kërkuar shitjen, por nuk duhet të frikësohet: në skuadër do të ketë vend edhe për Zhoaon, nëse nuk vjen një ofertë që të kënaqë atë dhe ne”.

Në fund, i pyetur për Luka Modriç, objektivin zikaltër që madje dy javë më parë u duk shumë pranë Interit, Auzilio “dribloi” gazetarët: “Luka kush (qesh)? Kërkuam të forconim ekipin me lojtarët që na duheshin dhe ia dolëm, jemi të kompletuar”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"