Pyetësori për Panuçin, Cikalleshi “thumb” ish-trajnerit të Kombëtares

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Nëntor 12, 2019 | 22:15

Gossip Kombetarja LAJMI KRYESOR Legjionaret Të fundit

Pyetësori për Panuçin, Cikalleshi “thumb” ish-trajnerit të Kombëtares

Sokol Cikalleshi di të “shënojë”, edhe jashtë fushe, madje edhe kur mungon në Kombëtare për një dëmtim.

alesia bami cikalleshi

I ftuar mbrëmjen e djeshme në “Procesi Sportiv”, bomberi kavajas iu përgjigj disa pyetjeve nga Alesia Bami, ku nuk ngurroi të thumbonte edhe ish-trajnerin e Shqipërisë, Kristian Panuçi.

BISEDA NË STUDIO

Ke pasur një sherr me Panuçin. Ai të la jashtë për një kontratë që po firmosje me klubin. Kishe ndopak faj ti vetë, apo e kishte vetëm ai?

Nëse do i kthehem kësaj situatë, fjalët ndoshta do ishin të tepërta. Mund të them se koha është treguesi më i mirë i të vërtetës. Besoj se sot çdo njeri mund ta mendojë se kush ishte me të drejtën dhe të vërtetën. Si Panuçi, edhe unë e kemi marrë përgjigjen. Dihet ku është Panuçi tashmë, dhe ku jam unë.

alesia_bamii_64864100_400985507170353_2311486499862781078_n  alesia bamii

4 gola me Kombëtaren. Momenti më i mirë?

Është nder sa herë e vesh fanellën e Kombëtares. Për momentin ndihem shumë mirë, sepse po luaj dhe po shënoj. Jam sulmues dhe e kam ndihmuar ekipin. Ndihem mirë dhe uroj të vazhdoj kështu. Jam person që nuk kënaqem asnjëherë. Uroj të vazhdoj kështu.

Pse ke qarë kur ke parë intervistën e Andi Lilës që foli për ty?

Duke qenë se kemi një profesion, dhe origjinën nga Kavaja, shpesh ndihet konkurrenca midis njerëzve në një profesion. Kurse unë me Andin, kemi një rrugëtim të gjatë në aspektin profesional në futboll. Kemi kaluar shumë situata, dhe të kesh dashurinë si vëlla me sinqeritet, është shumë e bukur të duash, është edhe më e bukur të të duan. Është diçka e mrekullueshme.

alesia bamii

Kur do e blesh Ferrarin?

Më zbërthyet totalisht. Unë dua që çdo ditë të ulem në të, ta kem buzëqeshjen në fytyrë. Dua t’i bëj llogaritë mirë para se ta blej.

-640-0-5b33d47714415

alesia bami

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com