“Pyesni trajnerin pse nuk më aktivizon”, Erisken: Kam blerë shtëpi atje, do të luaj për skuadrën e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2020 | 22:20

“Pyesni trajnerin pse nuk më aktivizon”, Erisken: Kam blerë shtëpi atje, do të luaj për skuadrën e…

Aventura e Kristian Eriksen te Interi nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Danezi u afrua me bujë te zikaltërit, por nuk ka marrë minutat që priste me skuadrën, për shkak se Konte e ka aktivizuar shumë pak.

eriksen.inter.2020.21.750x450

Në një intervistë për Shoqatën Daneze të Futbollit, mesfushori është shprehur: “Pse nuk aktivizohem shumë? Pyesni trajnerin për këtë. Flisni me të, pasi ai i merr vendimet. Në futboll ka gjithmonë periudha ulje-ngritjesh, vetëm për disa gjithmonë vetëm ngritje. Kritikat? Më mirë të mos mendoj për to.

Kalim te Odense në Danimarkë? Unë nuk e përjashtoj këtë. E kam blerë edhe një shtëpi atje, mendoj se në të ardhmen do të jem atje. Mund ta mbyll karrierën atje nëse me duan”, u shpreh Eriksen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"