“Putin do ta përdorë Botërorin si Hitleri Olimpiadën”, vazhdojnë akuzat drejt Moskës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2018 | 19:09

“Putin do ta përdorë Botërorin si Hitleri Olimpiadën”, vazhdojnë akuzat drejt Moskës

Vazhdon lufta e ftohtë mes Londrës dhe Moskës për helmimin e agjentit të dyfishtë rus Sergei Skripal së bashku me të bijën e tij me agjentë nervor¡ pak javë më parë në Britani. Anglia akuzon Rusinë si përgjegjëse për këtë ngjarje dhe mes dy vendeve ka nisur një luftë diplomatike me dëbime reciproke diplomatësh nga të dyja ambasadat.

boris xhonson

Ministri i Jashtëm britanik, Boris Xhonson, kërcënoi pak ditë më parë edhe me bojkot të Botërorit nga Anglia, ndërsa vetëm një ditë më parë ka drejtuar shigjetën e radhës në drejtim të presidentit Vladimir Putin: “Mendoj se krahasimi i Putinit, se do ta përdorë këtë Kupë Bote si Hitleri me Olimpiadën e 1936-ës, më duket i drejtë. Ai kërkon ta portretizojë Rusinë edhe njëherë si të fortë dhe të respektueshme”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"