Puthje dhe skena intime në pishinë, ja si po i kalojnë pushimet sportistja e njohur dhe e dashura e saj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2020 | 19:27

Puthje dhe skena intime në pishinë, ja si po i kalojnë pushimet sportistja e njohur dhe e dashura e saj

Duket se ajo do të bëjë histori si pjesë e çiftit të parë të të njëjtit seks në “Strictly Come Dancing”. Sipas “Daily Mail”, Nicola Adams ishte shumë e lumtur, pasi shijoi pushimet në Mykonos me të dashurën e saj, Ella Baig, përpara provave për serinë e ardhshme televizive, ku çifti pritet të marrë pjesë.

Boksierja Olimpike, 37 vjeç dhe Ella, 22 vjeç, dukeshin shumë të dashuruara teksa putheshin në pishinën e vilës së tyre, të hënën.

Nicola nuk mund t’i hiqte sytë nga blogerja, Ella, e cila dukej e mahnitshme e bveshur me bikini ngjyrë gri.

Vajzat janë në lidhje për më shumë se dy vjet dhe jetojnë së bashku. Ella më parë ishte e fejuar me boksierin e “Team GB”, Marlen Esparza.

Marrëdhënia e tyre përfundoi as 16 muajsh, pasi boksieri i dha fund. Nicola do të shënojë historinë si pjesë e çiftit të parë të të njëjtit seks në emisionin e “BBC”, siç tha ajo në një deklaratë: “është e mrekullueshme të jesh pjesë e lëvizjes për ndryshim, diversitet dhe thyerje të kufijve në industrinë e argëtimit”.

“Padyshim që është koha për ndryshim dhe kohë për të ecur përpara dhe për të qenë më të larmishëm. Ky është një hap i shkëlqyeshëm në drejtimin e duhur. Do të jetë mirë që komuniteti i LGBT-së do të ketë mundësinë të shohë se ka edhe çifte të të njëjtit seks në shfaqje”,- përfundoi ajo.

Nicola u bë boksierja e parë amatore femër që fitoi një medalje të artë Olimpike në Londër, në 2012 dhe u bë kampione për herë të dytë pas fitores së medaljes së artë në Rio, në 2016, si dhe është boksierja e parë në histori që mban një titull Olimpik.

/Panoramaplus.al

    

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"