Pushtuan botën, ja sa do të jetë shpërblimi për futbollistët francezë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2018 | 9:45

Pushtuan botën, ja sa do të jetë shpërblimi për futbollistët francezë

Ishte Botërori më i shtrenjtë i historisë dhe më i pasuri gjithashtu. FIFA shpërndau 791 milionë dollarë premio për skuadrat nga 576 milionë nga sa ishte 4 vite më parë në Brazil. Franca, kampionia e botës fitoi 38 milionë dollarë, ndërsa Kroacisë do t’i shkojnë në arka 10 milionë më pak. Belgjika, fituesja e vendit të tretë, përfitoi 24 milionë dollarë.

francaaaaa

PREMIOT E LOJTARËVE – Kampionët e Botës do të shpërblehen nga federata franceze me shifra të çmendura. 300 mijë euro fitoi çdo lojtar i Deshampit për triumfin në “Luzhniki”. Ata kanë fituar 150 mijë euro për kualifikimin në gjysmëfinale dhe 250 mijë për kalimin në finale.

FRANCA

KROACIA – Shumë më modeste janë shifrat e përfituara nga Kroacia. Qeveria ka vendosur një shpërblim prej 70 mijë kuna (afro 9 mijë e 500 euro) çdo lojtar të kombëtares dhe me 8 mijë euro trajnerin Zlatko Daliç, ndërkohë që 12 mijë euro të tjera do të ndahen për stafin.

bonuset

Natyrisht që këto janë shifra më shumë se modeste për një skuadër që shkoi deri në finalen e një Kupe Bote, por do të kishin qenë shumë më të larta, nëse vendi prej 4.5 milionë banorësh do të kishte shkruar historinë në Moskë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"