Pushtimi i tifozëve të Fejnord në Tiranë, ja çfarë i këshillon Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës: Drogë dhe fishekzjarrë, rrezikoni burgun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2022 | 20:29

Pushtimi i tifozëve të Fejnord në Tiranë, ja çfarë i këshillon Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës: Drogë dhe fishekzjarrë, rrezikoni burgun

Tirana pritet të përjetojë në këto ditë një pushtim të mirëfillte tifozësh nga Italia dhe Holanda. Kjo ka bërë që autoritetet në të dy vendet të jenë shumë të kujdesshme për shtetasit e tyre që do të jenë në kryeqytetin shqiptar për finalen e Ligës së Konferencës mes Romës dhe Fejnord.

fitoz

“De Telegraaf” shkruan se Ministria e Punëve të Jashtme Holandeze (BuZA) paralajmëron njerëzit të cilët udhëtojnë drejt Tiranës (Shqipëri) për të mbështetur Fejnordin sepse policia vendase zakonisht merr masa strikte ndaj krimeve si përdorimi i drogës dhe ndezja e fishekzjarrëve. Ndaj departamenti këshillonte shtetasit holandezë që të informohen rreth disa gjërave para finales së Ligës së Konferencës dhe të organizohen nëse është e nevojshme

“Autoritetet po bëjnë kontrolle mbi mbajtjen dhe përdorimin e drogës, dhunën dhe ndezjen e fishekzjarrëve. Këta shkelje të fundit dënohen me maksimalisht tre vite burg. BuZa gjithashtu paralajmëron shtetasit holandezë se ekziston rreziku i dënimit me burg për sjellje si shqetësimi i rendit publik apo konsumimi i alkoolit në ambiente publike.

Ndonëse euro pranohet si mënyrë pagese dhe mund të këmbehet në shumë vende, Shqipëria, që nuk është një vend i Bashkimit Europian, ka paranë e saj, lekun. Rreth 120 nga këto bëjnë një euro. BuZa këshillon qytetarët holandezë që të marrin para me vete në rast se bankomatet do të jenë të boshatisura. Duhet të jeni edhe të kujdesshëm për krimet në Shqipëri, sidomos vjedhjen e makinave dhe hajdutët e xhepave”, shkruhet në këshillimin që Ministria e Jashtme e Holandës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"