Pushimi vjen në momentin e duhur për Lushnjen, Bani: Do korrigjohemi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2021 | 22:37

Pushimi vjen në momentin e duhur për Lushnjen, Bani: Do korrigjohemi

Lushnja zbriti dje në fushë, për të nisur përgatitjet anti-Pogradec. Do të kenë dy javë kohë për këtë ndeshje, e cila ka vetëm një mision: kthesën. Verdhejeshilët nuk shkuan më larg se barazimi kundër Turbinës dhe mungesa e pikëve i ka lënë në zona të rrezikshme. Të besuarit e Ilir Gjylës do të tentojnë që ta mbyllin fazën me fitore, ndonëse luajnë në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”.

lushnjaa

Lushnjarët nuk kanë marrë ende asnjë pikë në transferta, madje nuk kanë shënuar asnjë gol. Në një prononcim për “Panorama Sport”, qendërmbrojtësi Aldo Bani shprehet optimist për javën e 9-të. Ai paralajmëron se do ta gjejnë rrugën e kthesës dhe gjatë kësaj kohe do të bëjnë çmos që të korrigjojnë gabimet.

“Kemi kohë të mjaftueshme për të punuar dhe për të ndrequr gabimet. Javë dy javë në dispozicion dhe do punojmë maksimalisht. Ekipi bën shumë përpjekje, por duhet kujdes që pikët aq të çmuara të mos na ikin nga duart”, deklaroi mbrojtësi që tashmë luan titullar në krah të Broshkës. Ekipi ka mbetur në vendin e 11-të pasi ka një pikë më shumë se Pogradeci. Ndryshe nga vitet e fundit, sfida luhet për mbijetesë.

ALBAN ALUSHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"