Pushimi nuk “njihet”, Skënderbeu miqësore me ekipin nga Maqedonia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2018 | 16:50

Pushimi nuk “njihet”, Skënderbeu miqësore me ekipin nga Maqedonia

Periudha e pazuës e programuar për ndeshjet mes kombëtareve, nuk i bën korçarët që të njohin fjalën pushim. Skënderbeu, ka përfituar nga ndërprerja e kampionatit, për të organizuar një tjetër miqësore, e për të mbajtur në tonus skuadrën.

Skenderbeu

Siç njofton vetë klubi në rrjetet sociale, ditën e premte, ekipi i Shehit do të përballet me skuadrën e Pobedës, në stadiumin “Skënderbeu”, në ndeshjen që pritet të nisë nga ora 17:30. Korçarët ndeshen me Flamurtarin, në ndeshjen fill pas pauzës së kombëtareve, dhe përveçse për të mbajtur të karikuar lojtarët, trajneri Shehi do i japë edhe minuta atyre që kanë luajtur më pak, ndaj skuadrës së Superligës maqedonase, Pobedës.

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"