Pushimi erdhi me porosi, Longo fokusohet te sulm/ Ja situata te Flamurtari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 29, 2023 | 23:03

Pushimi erdhi me porosi, Longo fokusohet te sulm/ Ja situata te Flamurtari

Pushimi i garës ka ardhur si me porosi për Flamurtarin. Vlonjatët kanë kohën e mjaftueshme që të përgatiten dhe rikuperojnë energjitë për fundin e kampionatit. Me të mbërritur nga Italia, trajneri Diego Longo ka zbritur direkt në fushë edhe më kërkues se kurrë.

Longo

Trajneri po punon me çdo detaj për 180 minutat e fundit të Kategorisë së Parë, ndonëse fokusi është te faza “play off”. Kuqezinjtë kanë për të luajtur fillimisht me Besëlidhjen dhe Apoloninë dhe më pas do të tentojnë ngjiten nëpërmjet ndeshjeve ekstra.

Për të kapur Superioren, duhet të kalojnë tri sfida. Rrugë e gjatë dhe shumë e vështirë kjo, por vlonjatët besojnë se do t’ia dalin. Morali nuk mungon, por as puna në stërvitje. Tekniku është duke u marrë konkretisht me sulmin dhe përmirësimin e manovrës. Për të fituar duhet të shënosh, ndaj goli ka marrë vëmendje të mëdha.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"