Pushimet prej periudhës së kombëtareve, buzëqeshin Mezani dhe Rexhinaldo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2017 | 17:04

Pushimet prej periudhës së kombëtareve, buzëqeshin Mezani dhe Rexhinaldo

Pushimi i përkohshëm i kampionatit të Superiores për shkak të impenjimit të kombëtareve është një lajm shumë pozitiv, të paktën për skuadrën e Laçit. Pas fitores që morën ndaj Vllaznisë, kurbinasit janë më të qetë dhe kanë kohën e mjaftueshme për t’u përgatitur për sfidën e ardhshme ndaj Skënderbeut.

Mezani Flamurtari 2017

Sigurisht që këto ditë pushim dhe pa impenjime, më shumë sesa kushdo do t’i donte trajneri i sapoemëruar Gentjan Mezani, i cili gjatë kësaj kohe do ta njohë më mirë ekipin dhe të krijojë një ide për lojën dhe strategjinë që do të ndjekë në të ardhmen. Ai bëri një debutim të shkëlqyer duke mundur 2-0 Vllazninë, por do të kërkojë gjithmonë më të mirën nga grupi i lojtarëve që ka në dispozicion.

Më shumë sesa 10 ditë kohë janë të mjaftueshme për të njohur grupin e futbollistëve dhe pushimi erdhi në momentin e duhur për skuadrën kurbinase.

Rexhinaldo

Por lajmi i mirë vlen edhe për sulmuesin e afruar gjatë kësaj merkatoje, Rexhinaldo. Vitin e kaluar bëri një sezon të shkëlqyer me Luftëtarin dhe ishte vërtet një nga zbulimet e vitit.

Rexhinaldo Luftetari

Mirëpo, dëmtimi e ka mbajtur jashtë fushës së lojës dhe lojtari nuk ka debutuar ende me fanellën bardhezi. Ndaj Skënderbeut, me shumë mundësi, do të jetë gati dhe Mezani do të ketë një “armë” më shumë për sulmin e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"