Pushim me porosi për Skënderbeun, rikuperohen dy titullarë të korçarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2022 | 19:08

Pushim me porosi për Skënderbeun, rikuperohen dy titullarë të korçarëve

Pushimi erdhi si me porosi për Skënderbeun. Me ndalesën e garës, kanë pasur kohë që të rikuperohen lojtarët që kanë pasur probleme fizike.

SKENDERBEU

Dje janë bashkuar me ekipin, sulmuesi Abdul Temitope dhe mbrojtësi shkodran Dritmir Beci, lojtarë që kanë qenë për dy javë në infermieri. Si sulmuesi ashtu edhe mbrojtësi janë kthyer nën urdhrat e Migen Memellit dhe pritet që të jenë të gatshëm për ndeshjet e radhës. Në kushte të tilla korçarët shkojnë me një grup të plotë në përballjet e Kupës me Maliqin si dhe në ndeshjen e kampionatit me Luzin. Në këto dy takime të radhës, trajneri do të ketë luksin të hedhë në fushë formacionin më të mirë.

Pas tri javëve të para me kontingjent të limituar, bardhekuqtë do të luajnë të plotë kundër maliqarëve. Nga sa bëhet me dije dhe si po vijojnë përgatitjet, kuptohet qartazi se në ndeshjen e parë të Kupës, stafi teknik nuk ka ndërmend të bëjë rrotacion të theksuar. Vetëm tri-katër ndryshime mund të ketë. Kjo zgjedhje nuk vjen pa shkak, pasi tekniku kërkon t’u japë më shumë kohë bashkëveprimi lojtarëve të formacionit bazë.

Ai pret që të orientohen si duhet në sulm dhe mekanizmat e tjerë të lojës, atje ku korçarët kanë çeduar në 270 minutat e para. Në varësi të paraqitjes së ekipit në ndeshjen së të hënës, do të vendoset shumëçka për 11- shen që do të zbresë në fushë në kampionat.

LLAZI SARO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"