“Punoj shumë, por nuk kam lojtarë”, Troisi: Duam të kalojmë Luftëtarin, ja pse nuk vijnë tifozët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Shkurt 22, 2020 | 16:18

FB Flamurtari Kategoria Superiore Kryesore, Superiore Lajmi i fundit LAJMI KRYESOR

“Punoj shumë, por nuk kam lojtarë”, Troisi: Duam të kalojmë Luftëtarin, ja pse nuk vijnë tifozët

Flamurtari u mposht ditën e sotme me rezultatin 3-1 nga Laçi brenda në shtëpi, duke vazhduar krizën në këtë klub.bandicam 2020-02-22 16-12-50-594

Tekniku i vlonjatëve pas përfundimit të ndeshjes për “Gol Pas Goli”, u shpreh se ishte një ndeshje e vështirë, por kishte edhe gabime foshnjarake.

“Realisht e nisëm ndeshjen shumë keq. Bëmë lëvizje foshnjarake prapa në mbrojtje. Gjatë javës unë punoj shumë për mbrojtjen, por nuk kam shumë lojtarë. Ka shumë lojtarë që mungojnë për arsye familjare ose dëmtime. E di që ishte shumë e vështirë, bëmë një ndeshje shumë të keqe në fillim. Pas 2-0, filloi pjesa e dytë dhe nuk ditëm ta menaxhonim mirë superioritetin numerik, duke pësuar edhe të tretin.

Tifozët? Është disi e ndërlikur, pasi ndikon edhe fakti që ekipi është në vendin e fundit dhe tifozët nuk afrohen.

Situata e klubit aktualisht? Ne do bëjmë të pamundurën të marrim maksimumin e pikëve,  është e dukshme që të kalojmë Luftëtarin. Për vitin e ardhshëm nuk mund të flas për një objektiv. E di që është e vështirë, por kemi disa shanse dhe do përpiqemi. Unë do të përpiqem të marr sa më shumë pikë.”

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com