Punoi pak muaj te Dinamo, ish-zyrtari: U besova mashtruesve, bëra gabim që shkova

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2020 | 20:16

Punoi pak muaj te Dinamo, ish-zyrtari: U besova mashtruesve, bëra gabim që shkova

Edmond Muhametaj, ish-pjesëtar i stafit të Dinamos deri në fund të muajit shkurt, ngre dyshime të forta për seriozitetin e drejtuesve italianë.

edmond muhametaj

Në një bisedë me një mikun e tij në “Facebook”, Muhametaj, një tifoz i deklaruar i Partizanit në fakt, thotë se bëri gabim që shkoi te Dinamo. “Kam dhënë dorëheqjen që në shkurt, jam kthyer te familja biologjike …(i referohet Partizanit). Aspak seriozë dhe korrektë italianët.

U largova unë, drejtori sportiv, preparatori atletik dhe një grup futbollistësh. Bëra gabim që shkova te Dinamo. U besova mashtruesve”, thotë ai ndër të tjera.

fd (1)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"