Punimet në shtëpinë e Partizanit janë ndërprerë prej muajsh, nuk ka datë përfundimi për kompleksin e të kuqve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2020 | 23:54

Punimet në shtëpinë e Partizanit janë ndërprerë prej muajsh, nuk ka datë përfundimi për kompleksin e të kuqve

Partizani prej katër vitesh e gjysmë ka nisur ndërtimin e shtëpisë së re, ku brenda saj përfshihet edhe një stadium me kapacitet afro 5 mijë vende.

pjimage-3

Kanë kaluar shumë afate përfundimi apo premtime për prerjen e shiritit të kompleksit të ri, por ende nuk dihet se kur do të ndodhë kjo gjë. Që të bëhet funksional një pjesë e këtij kompleksi duhet që stadiumi të pajiset me stola, pasi tribunat kanë mbarur si dhe të shtrohet tapeti i fushës.

Gjithashtu, ishte deklaruar se në shtator ekipi mund të kishte në dispozicion një fushë me bar natyral për stërvitje, po kjo ka mbetur thjesht premtim, pasi në shtëpinë e të kuqve nuk punohet prej muajsh. Partizani është klubi që ka vuajtur më shumë mungesën e terreneve stërvitore në dekadën e fundit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"