Punime në “Niko Dovana”, Teuta ndryshon axhendën: Ja në çfarë stadiumi do luhet me Flamurtarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2019 | 17:51

Punime në “Niko Dovana”, Teuta ndryshon axhendën: Ja në çfarë stadiumi do luhet me Flamurtarin

Klubi i Teutës, nëpërmjet një njoftimi për mediat, bën me dije se ndeshja e javës së tetë në Kategorinë Superiore, përballë Flamurtarit, do të luhet në “Elbasan Arena”.

Teuta-Flamurtari

Durrsakët njoftojnë se në stadiumin “Niko Dovana” të qytetit të Durrësit, po bëhen punime, dhe ata janë të detyruar të luajnë në një fushë asnjëanëse, vetëm për javën e tetë, takimin ndaj Flamurtarit.

Duke qenë se stadiumi i Elbasanit është edhe ai më pranë Durrësit, durrsakët bëjnë me dije se ndeshja do të luhet ditën e premte, në orën 18:00 në “Elbasan Arena”.

NJOFTIMI I TEUTËS

Zyrtare/ Teuta-Flamurtari luhet në stadiumin “Elbasan Arena”, ditën e premte.

KF Teuta dëshiron t’ju njoftoj se ndeshja me Flamurtarin, e vlefshme për javën e 8-të të kampionatit, do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, në orën 18:00. Ndeshja në fjalë do të zhvillohet ditën e premte. Në stadiumin “Niko Dovana” po kryhen punime dhe durrsakët janë të detyruar të luajnë në fushë asnjanëse vetem ketë ndeshje,me Flamurtarin. Alternativa më e mirë është parë stadiumi i Elbasanit, jo shumë kilometra larg Durrësit.

Capture

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"