Puka tersi i Bylisit, stafi dhe lojtarët në provë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2016 | 8:52

Puka tersi i Bylisit, stafi dhe lojtarët në provë

Bylisi rikthehet në “vendin e krimit” pas plot 143 ditësh. Bëhet fjalë për stadiumin “Ismail Xhemali” të Pukës, ku më 18 nëntor 2015 skuadra mallakastriote u mund nga Tërbuni në shifrat 4-2. Por ajo që kishte më shumë rëndësi ishte “pokeri” i ndëshkimeve nga Komisioni i Etikës.bylis partizaniPas kësaj sfide u pezulluan deri në fund të sezonit katër lojtarët e prapavijës: Mushica, Shoshi, Basriu dhe Haliti, të cilët lanë zbuluar mallakastriotët deri në merkaton e janarit.

Tani ballshiotët vizitojnë të shtunën Pukën, në një ndeshje e cila mund të sjellë të tjera penalizime, por kësaj here jo nga Komisioni i Etikës, por nga vetë drejtuesit e klubit. I pari që rrezikon është vetë tekniku Zildzoviç, i cili mund të japë dorëheqjen në rast të një disfate.

Pas tij rrezikojnë edhe lojtarët që mund të pezullohen nga klubi. Për këtë arsye, në Ballsh janë të gjithë të mobilizuar për ta kaluar këtë situatë të vështirë, ku një fitore do t’i mbante në garë për mbijetesën në Kategorinë Superiore.

Dy humbjet e fundit në shtëpi ndaj Vllaznisë dhe Kukësit sigurisht që kanë rënduar shumë edhe nga ana psikologjike lojtarët dhe stafin, pasi e shihnin si një mundësi të mirë për të marrë pikë, por tani ato që ikën nuk mund të rikuperohen më.

Por, tri pikët në Pukë mund të bëjnë që të harrohen edhe hapat falsë të javëve të fundit nga ana e Bylisit. Ballshiotët renditen në vendin e parafundit në klasifikimin e përgjithshëm të Superiores me tri pikë larg vendit të parafundit që mbahet Flamurtari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"