“Publiku është indiferent me kombëtaren”, Jupi: Me Kazakistanin, ndeshje që s’të tërheq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2020 | 23:06

“Publiku është indiferent me kombëtaren”, Jupi: Me Kazakistanin, ndeshje që s’të tërheq

Specialisti i futbollit Redi Jupi analizoi sfidën e Shqipërisë me Kosovën. Ai beson se lidhja e ekipit kombëtar me tifozët nuk është më kaq e fortë sa dikur.
redi

Në studion e “Proçesit Sportiv, ai gjykoi se skuadra duhej ta kishte fituar sfidën jashtë me kazakët, pasi sfidat e tilla janë më të vështira.

“Që ka patur debat, është gjë e mirë. Duhej të kishte akoma më tepër. Ekipi kombëtar ka notuar mes momenteve që publiku e dashuron, në shumicën e rasteve i kanë mbështetur kur kanë humbur, të mira por humbisnim.

Në dy ndeshjet e fundit, publiku është indiferent. Kjo është e rrezikshme. Ne kemi patur probleme në futbollin tonë që klubet e mëdha binin nga Superiorja, i kishim stadiumet 7-8 mijë veta, por, kombëtares nuk i ka munguar publiku. Lidhja e lojtarëve tanë me fanelën i përcillej publikut dikur. Me Lituaninë ishte dramë. Me Kazakistanin ishte ndeshje mesatare, nuk të tërheq.

Italianët thonë bëj minimumin e mundshëm për t’u mos u pushuar nga puna. Shikon lotjarët në fushë, mundohen taktikisht, bëjnë të domosdoshmen, por vetëm kaq. Kazakistani ishte një ekip më poshtë se ne dhe nuk na vuri në vështirësi. Pjesa e parë ishte e dobët nga ana jonë. Në momentin kur duhej të sulmonin, Trashi dhe Veseli nuk e merrnin fundoren. Bare dhe Kallaku duhej të hynin 20-30 metrat e fundit. Këto ishin shumë pak. 3 raste kishim, 1 na i dhanë ata. Në një ndeshje jashtë me një rast duhet të fitosh. Kjo nuk e shpëton kombëtaren. Duhet të japësh gjëra që është mësuar publiku. Publiku jonë nuk është mësuar me fitore. Nuk ka impenjim maksimal, s’japin 110 përqind. Nuk e bën as stafi teknik.

Elementi i ri. Nëse ka dikush me atë naivitet, ka të rinj që luajnë si të vjetër. Një 18-19 vjeçar prish ekuilibrat do na vlenin diçka më tepër. Ishte një ndeshje e rrafshët, e njëtrajtshme.

Edhe stafi nuk është i bindur, s’ka koherencë. 20 muaj janë mëse e mjaftueshme. 5-6 muaj është koha e mjaftueshme për të krijuar bazën e skuadrës”, u shpreh Jupi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"