Publikohet videoja që tregon vendin ku është përplasur helikopteri i Kobi Brajant

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2020 | 23:39

Publikohet videoja që tregon vendin ku është përplasur helikopteri i Kobi Brajant

Legjenda e basketbolli Kobi Brajant humbi jetën në mënyrë tragjike pas përplasjes së helikopterit me të cilin ai ishte duke udhëtuar. Incidenti i rëndë ndodhi në Kalabasas të Los Anxhelos. Kobi po udhëtonte së bashku me vajzën e tij 13-vjeçare dhe me disa persona të tjerë, të cilët për fat të keq humbën jetën.

c2408ff2168744d39b1101633465b9de_md (1)

Dëshmitarët okularë kanë rrëfyer më mediat se dëgjuan motorin e helikopterit duke u djegur, përpara se të përplasej.

Në videon e publikuar nga TMZ, flakët dhe tymi mbuluan pjesën më të madhe të skenës nga rrënojat. Ndërkohë që nuk dihet ende shkaku i këtij aksidenti fatal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"