Publikohet videoja, ky është filmi vizatimor që parashikoi vdekjen e Kobi Brajant me helikopter

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2020 | 0:19

Publikohet videoja, ky është filmi vizatimor që parashikoi vdekjen e Kobi Brajant me helikopter

Një tjetër detaj i çuditshëm është duke qarkulluar në rrjetet sociale, ku kryefjala është padyshim aksidenti tragjik i legjendës së basketbollit Kobi Brajant.

5010765_1142_kobe_incidente

Ditën e sotme në media kanë qarkulluar disa parashikime të këtij aksidenti, teksa më parë u përhap një postim në Twiter i cili ishte shpërndarë në 13 nëntor 2012 ku parashikohej vdekja e Brajant me helikopter.

Një tjetër video që po bën bujë në “Twitter” është ajo e filmit vizatimor “Legends of Chamberlain Heights” i transmetuar ngaComedy Central”. që po gjithashtu parashikon vdekjen e Kobi Brajant në një përplasje me helikopter.

Episodi i këtij filmi vizatimor u quajt “Fundi i ditëve” teksa u shfaq më 16 nëntor të vitit 2016 teksa Kobe paraqitet me dy trofe në duar pas përplasjes me helikopterin e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"